Tetor 30, 2022 13:43 Europe/Tirane
  • Ukraina kritikon Gjermaninë për vonesën në dërgimin e armëve në Kiev

Ambasadori i ri i Ukrainës në Berlin ka kritikuar Gjermaninë për vonesën e dërgimit të armëve në Kiev me pretekstin e luftës në Ukrainë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ambasadori i ri i Ukrainës në Berlin, Alexey Makeev, deklaroi se pas muajsh vonesë në dërgimin e armëve në Ukrainë me pretekstin e luftës në vend, Gjermania iu përgjigj kërkesës së Kievit kur ishte tepër vonë.

 

Ndërkohë, Rusia ka thënë vazhdimisht se dërgimi i armëve perëndimore në Ukrainë vetëm e zgjatë konfliktin në këtë vend dhe ka pasoja të paparashikueshme.

 

Lufta në Ukrainë me të gjitha pasojat e saj të gjera politike, ushtarake, ekonomike, sociale dhe madje kulturore ka hyrë në muajin e saj të nëntë dhe vendet perëndimore vazhdojnë të dërgojnë armë në Ukrainë.

 

Vendet evropiane dhe perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke intensifikuar presionin e sanksioneve kundër Federatës së Rusisë dhe duke furnizuar Kievin me të gjitha llojet e armëve të lehta dhe të rënda, jo vetëm që nuk hodhën një hap drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, por edhe nxitën zjarrin e luftimeve në këtë vend./ParsToday