Nëntor 05, 2022 09:07 Europe/Tirane
  • Rritje e numrit të fëmijëve  me sëmundje të frymëmarrjes në Kanada

Rritja e mprehtë e numrit të fëmijëve dhe adoleshentëve me sëmundje të frymëmarrjes në provincën kanadeze të Ontarios ka bërë që autoritetet e spitaleve të fëmijëve në këtë krahinë të kërkojnë nga spitalet e të rriturve që të pranojnë adoleshentët.

Shpërthimi i virusit të frymëmarrjes në Kanada është përballur me një sfidë të paprecedentë për rrjetin e kujdesit shëndetësor të këtij vendi. Virusi sincicial i frymëmarrjes është shkaku më i zakonshëm i sëmundjes së mushkërive dhe sistemit të poshtëm të frymëmarrjes tek foshnjat. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, kreu i zyrës së kujdesit intensiv Covid-19 (në një spital për fëmijë) në Ontario u kërkoi spitaleve të të rriturve të pranonin fëmijët 14 vjeç e lart që kishin nevojë për kujdes intensiv. Ai kërkoi nga spitalet që të maksimizojnë kapacitetin e kujdesit të veçantë dhe të ndihmojnë në uljen e barrës së departamenteve të fëmijëve./ParsToday