Nëntor 06, 2022 09:01 Europe/Tirane
  • Amerika nuk do të mbijetojë në 2 vitet e ardhshme me Biden

Teksa shprehu dyshime për mbijetesën e këtij vendi gjatë 2 viteve të ardhshme nën presidencën e “Joe Biden”, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara tha se Uashingtoni deri më tani kurrë nuk ka qenë në një situatë kaq të rëndë.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Donald Trump, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, i cili po përgatitet të marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2024, ka kritikuar edhe një herë administratën e presidentit aktual të këtij vendi, Joe Biden. Gjatë një fjalimi në një tubim të mbështetësve të Partisë Republikane në shtetin e Pensilvanisë, Trump shprehu dyshime se Shtetet e Bashkuara do të mund të vazhdojnë edhe për dy vjet të tjera nën presidencën e Biden. Ky biznesmen amerikan, i cili ka hyrë në fushën e politikës, vuri në dukje humbjen e autoritetit të Uashingtonit në skenën botërore dhe theksoi se Amerika nuk ka qenë asnjëherë në situatën aktuale kaq të rëndë. “Vendi ynë nuk ka qenë kurrë në këtë pozicion”, tha Trump. “Nuk ka asgjë të mirë për gjendjen e këtij vendi për të cilën mund të flas”. Ai u kërkoi amerikanëve që “duan të ndalojnë shkatërrimin e vendit të tyre dhe të shpëtojnë ëndrrën amerikane” të votojnë për anëtarët e Partisë Republikane në zgjedhjet afatmesme të Kongresit më 8 nëntor. Më herët Trump tha se Amerika është bërë tallja e botës dhe se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë duhet t'i kërkojnë falje popullit për "lypjen" e naftës tek disa vende. Dy ditë më parë, faqja e lajmeve “Axios” shkruante se familjarët e ish-presidentit amerikan janë duke u konsultuar për të nisur fushatën elektorale pas dhjetë ditësh./ParsToday