Greva mbarë kombëtare e infermierëve në Angli
Sindikata e infermierëve në Angli ka deklaruar se rreth 300 mijë infermierë do të fillojnë grevën e tyre mbarë kombëtare në shenjë proteste kundër uljes së rrogës dhe rritjes së çmimeve në këtë vend.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se në vazhdim të krizës ekonomike në Angli dhe sfidave të Rishi Sunak, kryeministri i ri i këtij vendi, thuhet se infermierët në Angli synojnë të fillojnë një grevë mbarëkombëtare.
Sindikata e Kolegjit Mbretëror të Infermierisë së Anglisë të dielën në mëngjes ka deklaruar se rreth 300 mijë infermierë do të fillojnë një grevë të gjerë dhe do të heqin dorë nga puna në shenjë proteste kundër uljes së rrogave dhe rritjes së çmimeve në këtë vend.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se greva e infermierëve të Anglisë e cila do të shoqërohet me anulimin e shumë operacioneve kirurgjike, zhvillohet njëkohësisht me grevën e punonjësve të sektorëve të ndryshme të industrive të këtij vendi duke përfshirë edhe transportin hekurudhor të Anglisë të cilët protestojnë kundër rritjes së çmimeve dhe mosmjaftueshmërisë së rrogës.
Në deklaratën e kësaj sindikate thuhet se infermierët e Anglisë kanë një dekadë që përballen me disa ulje të rrogave dhe kjo është greva e parë mbarëkombëtare e anëtarëve të Kolegjit Mbretëror të Infermierisë.
Më parë, edhe punonjësit e universiteteve të Anglisë kanë deklaruar pëlqimin e tyre për fillimin e grevës në shenjë proteste kundër shpenzimeve të larta të jetesës. Këto vendime të reja shtojnë edhe më shumë protestat dhe trazirat në rritje e sipër në Angli ndërkohë që punonjësit e transportit hekurudhor, punonjësit sektorit të shëndetësisë dhe ekspertët e sektorit të gjyqësorit në Angli ose kanë filluar grevën ose janë duke programuar fillimin e një greve për realizimin e kërkesave të tyre që kryesisht përfshinë rroga më të larta dhe kushte më të mira të punës./ParsToday