Republikanët e Trump-it shënojnë disa fitore, ndërsa numërimi vazhdon
Kontrolli i Kongresit Amerikan mbeti në balancë herët të mërkurën, me republikanët dhe demokratët që shënuan fitore në disa nga garat më konkurruese në një zgjedhje afatmesme që u përqëndrua në zhgënjimin e votuesve për inflacionin e lartë dhe kthimin e papritur të të drejtave të abortit, me zgjedhjet për Kongresin , Senati dhe guvernatorët e shteteve në garë, shkruan Euronews
Në Florida, guvernatori Ron DeSantis, i cili mendohet se po shqyrton një kandidim të mundshëm për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, arriti të rizgjidhet pas mbështetjes nga Donald Trump.
Në Xhorxhia, Guvernatori aktual Brian Kemp mundi sfiduesen e lartë demokrate, Stacey Abrams, e cila bëri fushatë për të regjistruar më shumë votues të pakicave gjatë dy viteve të fundit. Dhe ish-zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë të Trump, Sarah Huckabee Sanders u zgjodh si Guvernatorja e parë femër e Arkansës.
Pati fitore të republikanëve gjithashtu në Karolinën e Veriut, Ëisconsin dhe në Ohio, ku kandidati i mbështetur nga Trump, JD Vance mbajti vendin e Senatit.
Por pati edhe disa fitore të dukshme për demokratët, duke fituar një vend në Senat në Kaliforni dhe duke mbajtur dy vende kyçe në Dhomën e Përfaqësuesve në Teksas, duke shmangur një lojë agresive të republikanëve për kufirin SHBA-Meksikë.
Demokratët gjithashtu fituan vende guvernatoriale në Pensilvani, Maryland, Massachusetts dhe Hawaii./Syri