Nëntor 22, 2022 09:45 Europe/Tirane
  •  Agjencia Atomike: Termocentrali Zaporozhia ishte në prag të katastrofës

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Energjisë Atomike paralajmëroi për dëmtimin e ndërtesës së depozitimit të mbetjeve radioaktive në termocentralin bërthamor Zaporizhia dhe tha se Ukraina këtë herë i shpëtoi një fatkeqësie.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, pas bombardimeve të vendit dhe zonave pranë termocentralit bërthamor Zaporozhia në jug të Ukrainës, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë paralajmëroi për mundësinë e një fatkeqësie në këtë zonë. Ekspertët e Agjencisë Atomike kanë vizituar këtë termocentral, të cilët kanë deklaruar se një sërë predhash artilerie kanë goditur pranë reaktorëve të këtij termocentrali dhe kanë dëmtuar objektin e depozitimit të mbetjeve radioaktive, por nuk ka asnjë rrezik për sistemet jetike të këtij impianti bërthamor. Zaporozhia dhe e gjithë Ukraina shpëtuan nga një fatkeqësi tha Rafael Grossi. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Energjisë Atomike, gjithashtu në një deklaratë tha: “Kush ka qëlluar në këtë termocentral ka rrezikuar shumë dhe ka luajtur kumar me jetën e shumë njerëzve, megjithatë pajisjet kryesore kanë mbetur të paprekura dhe kemi qenë me fat që nuk ka pasur një aksident të rëndë bërthamor. Herën tjetër, ndoshta nuk do të jemi kaq më fat. Të hënën, qeveritë e Rusisë dhe Ukrainës fajësuan njëra-tjetrën për dhjetëra shpërthime në termocentralin bërthamor Zaporizhia dhe paralajmëruan për mundësinë e një fatkeqësie në këtë zonë. Termocentrali bërthamor Zaporozhia, i cili konsiderohet termocentrali më i madh bërthamor në Evropë dhe që nuk është shumë larg vijës së parë të konflikteve në Ukrainë, ka një kapacitet prej 6,000 megavat dhe furnizon rreth një të katërtën e nevojave të Ukrainës për energji elektrike.