Nëntor 28, 2022 10:17 Europe/Tirane
  • Ndërprerje e gjerë e energjisë elektrike pas rrëzimit të një avioni

Një aksident i një avioni të vogël pranë Uashingtonit shkaktoi ndërprerje të gjera të energjisë elektrike.

 Një aeroplan i vogël goditi linjat e tensionit të lartë rreth 30 milje në veri të Uashington DC, duke shkaktuar një ndërprerje të gjerë të energjisë, njofton agjencia IRIB e lajmeve. Sipas Organizatës së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Montgomery County, ky aeroplan u rrëzua rreth orës 17:30 (me orën lokale). Sipas njoftimit të kompanisë Pepco të ujit dhe energjisë në rajonin e Uashingtonit, ky incident shkaktoi ndërprerje të energjisë për 85,000 deri në 90,000 konsumatorë. Ky incident ka sjellë edhe mbylljen e rrugëve dhe mbylljen e shumë semaforëve në këtë zonë. Zyrtarët e zjarrfikësve në Montgomery fillimisht thanë se dy persona në bordin e avionit ishin gjallë, por të bllokuar brenda, por shefi i zjarrfikësve më vonë nuk pranoi të konfirmonte numrin e njerëzve që ndodheshin në bord. Shefi i Zjarrfikësve të qarkut Montgomery, Scott Goldstein, tha se zyrtarët e urgjencës ishin në kontakt me dy pasagjerët nëpërmjet celularëve të tyre.