Dhjetor 01, 2022 06:38 Europe/Tirane
  • Rusia paralajmëron NATO-n për dërgimin e sistemit raketor Patriot në Ukrainë

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus paralajmëroi Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) kundër dërgimit të sistemit raketor Patriot në Ukrainë.

Dimitri Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, deklaroi se sistemi raketor Patriot, nëse dërgohet në Ukrainë nga NATO, do të ishte një objektiv ligjor për operacionet e forcave ruse në Ukrainë. Dmitry Medvedev i bëri këto deklarata në përgjigje të fjalëve të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili tha se vendet anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut po shqyrtojnë dërgimin e sistemit Patriot në Ukrainë. Lufta në Ukrainë me të gjitha pasojat e saj të gjera politike, ushtarake, ekonomike dhe sociale ka hyrë në muajin e 10-të dhe dërgesat e armëve të vendeve perëndimore në Ukrainë vazhdojnë. Rusia ka thënë vazhdimisht se dërgimi i armëve perëndimore në Ukrainë vetëm e zgjat konfliktin në këtë vend dhe ka pasoja të paparashikueshme.