Dhjetor 01, 2022 06:47 Europe/Tirane
  •  Sekretari i përgjithshëm i OKB kërkon një botë pa armë kimike

Sekretari i përgjithshëm i OKB me rastin e ditës botërore për përkujtimin e viktimave të armëve kimike, ka kërkuar një botë të pastër nga armë të tilla vdekjeprurëse.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Antonio Gutteres, sekretari i përgjithshëm i OKB, në llogarinë e tij në Twitter, në lidhje me këtë çështje, ka shkruar: "Armët kimike kanë shtrirë hijen e tyre në kohën kur kanë shkaktuar një numër të madh të viktimave anë e mbanë botë".

Antonio Gutteres ka shtuar: "Në ditën e përkujtimit të viktimave të armëve kimike, ne duhet t'i kujtojmë ato viktima dhe të theksojmë zotimin tonë për të arritur në një botë të pastër nga armët kimike dhe një kërcënim të tillë".

Antonio Gutteres duke i bërë thirrje të gjitha vendeve të botës për dialog, diplomaci dhe negociata për reduktimin e tensioneve, rreziqeve bërthamore dhe për ta zhdukur njëherë e përgjithmonë rrezikun e armëve bërthamore, theksoi: "Bota pa armë bërthamore vazhdon të jetë prioriteti më i lartë i OKB".

Gutteres duke përsëritur keqardhjen dhe pesimizmin e vet për dështimin e konferencës së dhjetë për rishikimin e traktatit për ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore NPT në përballje me sfidat që kërcënojnë sigurinë kolektive të njerëzimit, ka thënë: "Atmosfera me plotë tensione ndërkombëtare dhe shtimi i rrezikut të përdorimit të armëve bërthamore si në mënyrë të rastësishme apo nëpërmjet të llogarive të gabuara, ka nevojë për veprim urgjent dhe të prerë".