Dhjetor 13, 2022 07:49 Europe/Tirane
  • Zelensky: Nëse Putini do të vdiste, konflikti do të përfundonte!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë një interviste me David Letterman në emisionin e tij në Netflix, i është përgjigjur pa mëdyshje prezantuesit i cili e pyeti nëse lufta do të kishte vazhduar në rast të vdekjes së presidentit rus. Lideri ukrainas tha se nëse Putin do të vdiste, lufta do të kishte marrë fund.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka rekomanduar një plan të ri Marshall dhe ka ripërsëritur apelin e tij drejtuar Putinit që të tërheqë trupat e tij dhe t'i kthehet ligjit ndërkombëtar.

Në periferi të Melitopolit, qyteti strategjik në rajonin e Zaporizhzhias që është pushtuar nga rusët që nga marsi, u dëmtua një urë, e përdorur nga rusët për të transportuar pajisje ushtarake për trupat në zonat e pushtuara. Ura nuk u shemb por shtrati i rrugës u fundos. Lajmi vjen nga burime ukrainase dhe ruse. Sipas agjencisë së lajmeve "Ria Novosti", ura u minua nga "diversantët ukrainas".

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i bën thirrje Rusisë që përfundimisht të ndalojë agresionin dhe të tërheqë trupat e saj këtë Krishtlindje.

“Shumë shpejt do të kemi festa të festuara nga miliarda njerëz. Krishtlindjet - sipas kalendarit Gregorian ose Viti i Ri dhe Krishtlindjet - sipas kalendarit Julian. Kjo është koha që njerëzit normalë të mendojnë për paqen, jo për agresionin. Unë sugjeroj Rusinë që të paktën të përpiqet të provojë se është e aftë të braktisë agresionin. Do të ishte e drejtë që këtë Krishtlindje të fillonte tërheqja e trupave ruse nga territori i njohur ndërkombëtarisht i Ukrainës. Nëse Rusia tërheq trupat e saj nga Ukraina, ajo do të sigurojë një ndërprerje të qëndrueshme të armiqësive, " tha Presidenti, duke folur në Samitin e G7 dje.

Zyrtari i lartë i instaluar nga Moska në pjesët e pushtuara të rajonit Donetsk të Ukrainës lindore tha orët e para të mëngjesit të së martës se më shumë se 50% e territorit të rajonit është nën kontrollin rus.

E ashtuquajtura Republika Popullore e Donetskut është një nga katër rajonet në Ukrainë, të cilat Moska e shpalli si të sajën në shtator, në atë që Ukraina dhe aleatët e saj e quajtën një referendum të rremë.

"Pak më shumë se 50% e territorit të Republikës Popullore të Donjeckut është çliruar", tha për agjencnë e lajme “RIA Novosti”,  Denis Pushilin, administrator i instaluar nga Rusia i pjesëve të kontrolluara nga Moska të Donetskut.

Ndërsa luftimet e ashpra janë zhvilluar në rajon në javët e fundit, pjesët konkrete të Donetskut që janë nën kontrollin rus dhe ukrainas janë të paqarta./shqiptarja/