Dhjetor 19, 2022 07:48 Europe/Tirane
  •  Asnjë humbje jetë nga shpërthimet, dy persona të dëmtuar

Deri tani nuk konfirmohet asnjë humbje jete nga shpërthimet në Kiev.

Guvernatori i rajonit të Kievit Oleksii Kuleba ka deklaruar në Telegram se janë dëmtuar disa infrastruktura, si dhe shtëpi private dhe të paktën dy persona janë lënduar. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, shtoi se shpërthimi u ndje në dy lagje, Shevchenkivskyi dhe Solomianskyi, por nuk raportohet për viktima dhe se shërbimet e urgjencës po punojnë në zonë./shqiptarja/