Dhjetor 22, 2022 08:34 Europe/Tirane
  •  Bombardimi i Donetskut/ u plagos lideri i “Ujqërve të Carit”

Dmitry Rogozin, lideri i grupit "Ujqërit e Carit" dhe ish-kreu i agjencisë ruse të hapësirës "Roscosmos" u plagos në një sulm të forcave ukrainase në rajonin Donetsk.

Agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti të enjten në mëngjes njoftoi se hoteli ku ai dhe një numër këshilltarësh ushtarakë po qëndronin ishte objektiv i këtij sulmi. Këshilltari i Rogozin tha: Ky hotel ndodhet në periferi të Donetsk dhe Rogozin dhe një numër këshilltarësh ushtarakë gjatë muajve të fundit kanë jetuar atje. Sipas tij, Rogozin është plagosur në shpinë dhe është dërguar në spital. Por jeta e tij nuk është në rrezik. Një numër shoqëruesish të Rogozinit gjithashtu u plagosën. Ky sulm u krye me raketa të drejtuara. Duket se në këtë sulm është përdorur sistemi i artilerisë “Cezar” i prodhuar nga Franca. Raportet e mediave tregojnë se është e mundur që Rogozin të komandojë një pjesë të forcave të lidhura me Rusinë në rajonet lindore të Ukrainës. Më parë ai ishte prezantuar si kreu i grupit të vullnetarëve dhe këshilltarëve ushtarakë “Ujqërit e Carit”.