Dhjetor 29, 2022 10:16 Europe/Tirane
  • Rusia shkatërron disa qendra të kontrollit të forcave ukrainase

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi shkatërrimin e disa qendrave të kontrollit të forcave ukrainase dhe depove të armëve gjatë operacioneve ushtarake ruse në Ukrainë.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se pesë qendra kontrolli të forcave ukrainase dhe disa depo armësh ukrainase u shkatërruan gjatë operacioneve ushtarake ruse në Donetsk, Kharkiv dhe Zaporizhia. Kanë kaluar më shumë se 10 muaj nga lufta në Ukrainë me të gjitha pasojat e saj të gjera politike, ushtarake, ekonomike, sociale dhe madje edhe kulturore, dhe vendet perëndimore vazhdojnë të dërgojnë armë në Ukrainë. Vendet evropiane dhe perëndimore, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, duke intensifikuar presionin e sanksioneve kundër Federatës Ruse dhe duke furnizuar Kievin me të gjitha llojet e armëve të lehta dhe të rënda, jo vetëm që nuk hodhën një hap drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, por edhe nxitën zjarrin e konfliktit në këtë vend. Rusia ka thënë vazhdimisht se dërgimi i armëve perëndimore në Ukrainë vetëm do të zgjasë konfliktin në këtë vend dhe do të ketë pasoja të paparashikueshme.