Janar 02, 2023 08:19 Europe/Tirane
  •  Zbulimi i detajeve të një bisede telefonike, Zelensky kundërshton Netanyahun

Faqja e internetit Axios shkruante në një raport se Presidenti i Ukrainës ka refuzuar kërkesën e Benjamin Netanyahut për të votuar kundër rezolutës anti-izraelite në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

 

Sipas faqes së internetit Axios, Netanyahu e bëri propozimin e tij në një telefonatë me Zelenskyn, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga presidenti i Ukrainës.Sipas këtij raporti, Zelensky në bisedën e tij me Netanyahun i kërkoi atij që kabineti i ri i regjimit sionist të ndryshojë politikat në fushën e ndihmës për Ukrainën dhe të pajisë ushtrinë ukrainase me sisteme të mbrojtjes raketore dhe dronë, por në këmbim, Netanyahu nuk i dha një premtim Zelenskit dhe vetëm tha se do ta shqyrtojë kërkesën e tij në të ardhmen. Në përgjigje të këtij veprimi, presidenti i Ukrainës tha se nuk do të votojë kundër rezolutës anti-izraelite të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Që nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, ish-kabineti izraelit ishte i kënaqur me mbështetjen verbale dhe ndihmën humanitare për Ukrainën dhe refuzoi të dërgonte armë në Ukrainë. Vëzhguesit politikë duke përmendur raportet e ngrohta të Netanyahut me Putinin, presidentin e Rusisë, mendojnë se Izraeli do të vazhdojë të njëjtën politikë ndaj Ukrainës. Izraeli me dritën jeshile të Rusisë kërkon të ruajë lirinë e veprimit në Siri kundër pozicioneve të Iranit. Muajin e kaluar, Netanyahu në një intervistë me një botim vendas e quajti "realiste" politikën e kabinetit të Yair Lapid ndaj krizës në Ukrainë. Në një rezolutë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kërkoi mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për veprimet e regjimit pushtues sionist. Kjo rezolutë u miratua me 87 vota pro, 26 vende e kundërshtuan dhe 53 vende abstenuan. Në një deklaratë të shtunën mbrëma, kryeministri i Izraelit e quajti këtë rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara "të mbrapshtë" dhe tha: "Kombi hebre nuk është një pushtues në tokën e tij dhe në kryeqytetin e tij të përjetshëm." Ai shtoi se asnjë rezolutë në Kombet e Bashkuara mund ta ndryshojë këtë fakt historik dhe theksoi se një rezolutë e tillë nuk do të jetë e detyrueshme për Izraelin.