Janar 03, 2023 07:37 Europe/Tirane
  •  Vazhdojnë sulmet ruse në Kiev

Si pasojë e sulmeve ruse të kryer në orët e para të së hënës në Kiev, një person ka mbetur i plagosur.

 

Për të dytën ditë në vitin 2023, dronët rusë bombarduan infrastrukturën kritike në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës. Kryetari i bashkisë së Kievit Vitaly Klitschko të hënën tha se objektet e infrastrukturës energjetike u dëmtuan në sulmet e natës, duke shkaktuar kështu ndërprerje të energjisë dhe sistemit të ngrohjes. Kjo është nata e dytë radhazi e sulmeve ruse në Kiev, i cili u vu në shënjestër edhe në natën e Vitit të Ri.  Tre persona të tjerë raportohet të jenë vrarë pas sulmit në Kherson, ku u sulmua edhe një spital për fëmijë. Sulme ka pasur edhe në Khmelnytskyi në perëndim të vendit dhe në rajonin jugor Zaporizhia. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ka sulmuar vendet e prodhimit, magazinimit dhe lëshimit të dronëve ukrainas.