Amerika: Diplomacia është mënyra më e mirë për t'u marrë me Iranin
Jake Sullivan, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Amerikës në vazhdim të qasjes së dyfishtë të Joe Biden ndaj Iranit tha se diplomacia është mënyra më e mirë për t'u marrë me Republikën Islamike të Iranit, por aktualisht marrëveshja bërthamore nuk është prioritet.
Sipas IRNA, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan përsëriti pretendimet dhe qasjen e dyfishtë të administratës Biden dhe shtoi: Qeveria amerikane e ka bërë të qartë se marrëveshja bërthamore me Iranin në këtë moment nuk është prioritet, por ajo ende beson se diplomacia është mënyra më e mirë për të siguruar që Irani të mos posedojë armë bërthamore. Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Naser Kanani për pretendimin e amerikanëve se negociatat për JCPOA janë jashtë agjendës së tyre tha: Marrëveshja është një rrugë dypalëshe dhe vendi që ka shkelur angazhimin e tij në këtë marrëveshje është regjimi amerikan dhe për këtë ai duhet të mbajë përgjegjësi. Kanani tha se vijat e kuqe të Iranit në negociata janë të qarta. Qeveria e Republikës Islamike të Iranit dhe ekipi negociator kanë vepruar dhe do të veprojnë në bazë të interesave të popullit iranian, theksoi Kanani.