Janar 10, 2023 10:46 Europe/Tirane
  •  Zelensky: Rusia synon të pushtojë qytetin Soldar në Ukrainë

Volodymyr Zelensky tha: Rusia është e fokusuar në kapjen e qytetit minerar Soldar në rajonin lindor të Donbasit në Ukrainë.

Sipas CNN, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi: Forcat ruse shumicën e përpjekjeve të tyre e kanë përqendruar në qytetin Soldar pranë qytetit Bakhmut.   Duke iu referuar situatës kritike në këtë qytet, presidenti i Ukrainës vuri në dukje se: Gjithçka është shkatërruar plotësisht, nuk ka mbetur thuajse asnjë gjurmë jete në këtë qytet. Zelensky tha se qeveria po përpiqet të dërgojë në vijat e frontit pajisjet ushtarake të premtuara nga aleatët e Ukrainës sa më shpejt që të jetë e mundur. Zëvendësministri i Mbrojtjes i Ukrainës gjithashtu tha: Forcat ukrainase më parë zmbrapsën një përpjekje të forcave ruse për të pushtuar qytetin Soldar.