Biden: Nuk e dija përmbajtjen e dokumenteve të zbuluara
Presidenti amerikan Joe Biden, duke shprehur habinë për zbulimin e dokumenteve konfidenciale në zyrën e tij të mëparshme, pohoi se nuk ishte në dijeni të përmbajtjes së tyre.
Të martën mediat amerikane njoftuan për zbulimin e dokumenteve sekrete në rezidencën private të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden. Thuhet se këto dokumente kanë të bëjnë me Iranin, Ukrainën, Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë të bëjnë me kohën kur Joe Biden ishte nënpresident në administratën e presidentit të atëhershëm amerikan Barack Obama. Sipas IRNA, presidenti amerikan Joe Biden në një mbledhje me gazetarët pretendoi se ai nuk kishte njohuri për përmbajtjen e dokumenteve konfidenciale të gjetura në zyrën e tij. Duke theksuar se avokatët amerikanë pas zbulimit të atyre dokumenteve e informuan atë menjëherë, Biden shtoi: Dokumentet gjenden në një kuti dhe të gjithë e dinë se “po e marr seriozisht këtë çështje”. Presidenti i Shteteve të Bashkuara deklaroi: Ne jemi duke punuar së bashku për të hetuar këtë rast dhe shpresoj se kjo do të përfundojë së shpejti. Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar ndaj kësaj çështjeje në rrjetin social Truth Social dhe ka pretenduar se Biden ia ka dorëzuar Kinës dokumente tepër sekrete. Trump ka thënë ky akt i Bidenit është përtej imagjinatës.