Putin kritikon politikat ‘destruktive’ të Kievit
Presidenti rus Vladimir Putin ka kritikuar politikat "destruktive" të qeverisë ukrainase dhe rritjen e furnizimeve perëndimore me armë në Kiev, ndërsa lufta në ish-republikën sovjetike po vazhdon për më shumë se 300 ditë.
Putin u citua nga shërbimi i shtypit i Kremlinit të ketë bërë deklaratën të hënën në një bisedë telefonike me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan. Udhëheqësi rus tha se Kievi po ndiqte një "politikë destruktive...që mbështetet në intensifikimin e armiqësive me mbështetjen e sponsorëve perëndimorë, të cilët po rrisin furnizimet me armë dhe pajisje ushtarake". Putin akuzoi gjithashtu qeverinë ukrainase se hodhi poshtë ofertën e tij për të ndalur luftimet në ditën e Krishtlindjes, duke thënë: "Lëvizja e Kievit për të refuzuar një propozim për një armëpushim Krishtlindjesh është një tjetër provë e politikës së tij hipokrite". Shërbimi i shtypit i Kremlinit tha se Putin dhe Erdogan diskutuan gjithashtu një shkëmbim të robërve të luftës rusë dhe ukrainas, duke përfshirë ushtarë të plagosur. Presidenti turk, nga ana e tij, se ka "përsëritur se Turqia është e gatshme të lehtësojë dhe ndërmjetësojë vendosjen e një paqeje të qëndrueshme midis Rusisë dhe Ukrainës".