Janar 19, 2023 08:58 Europe/Tirane
  • Jacinda Ardern jep dorëheqje si kryeministre e Zelandës së Re

Jacinda Ardern është përlotur teksa ka njoftuar dorëheqjen e saj si kryeministre e Zelandës së Re në një konferencë për shtyp.

Dorëheqja e saj hyn në fuqi të dielën nëse Partia Laburiste mund të zgjedhë zëvendësuesin e saj me dy të tretat e votave.

Ardenc u shpreh gjatë fjalës së saj se shpresonte të gjente energji gjatë pushimeve të Krishtlindjeve për të qëndruar në punë ‘por unë nuk kam qenë në gjendje të bëj këtë.’

‘Sapo kuptova se nuk mund të vazhdoja më, e dija që për fat të keq nuk kishte shumë alternativa të tjera përveç dorëzimit’ u shpreh Ardenc duke shtuar:

“Unë jam njeri. Politikanët janë njerëz. Ne japim gjithçka që mundemi për aq kohë sa mundemi dhe vjen koha. Dhe për mua është koha .’

 Ardern 42 vjeç dorëheqjen, pasi u bë lider pak më shumë se pesë vjet më parë, më 26 tetor 2017.

Ajo ishte kryeministrja më e re e Zelandës së Re dhe deputetja më e re në detyrë në vitin 2008, e zgjedhur në moshën 28-vjeçare.

Gjatë konferencës së saj për shtyp ajo pranoi: 'Nuk e prisja të isha kryeministre'. 

Ajo këmbënguli se partia e saj prapa në sondazhe ndaj Partisë rivale Kombëtare përpara zgjedhjeve të ardhshme nuk kishte të bënte fare me vendimin e saj për të dhënë dorëheqjen.

“Ekipi laburist është tepër i vendosur për të garuar në zgjedhjet e ardhshme. Ata janë ekipi më me përvojë në vend dhe kanë treguar se kanë aftësitë e nevojshme për t'iu përgjigjur çdo gjëje që u del përpara”, tha ajo.

“Unë nuk po largohem sepse besoj se nuk mund t'i fitojmë zgjedhjet, por sepse besoj se mundemi dhe do t'i fitojmë. Por ne kemi nevojë për një grup të ri shpatullash për sfidat e këtij viti dhe tre të ardhshëm.

Gjatë fjalimit të saj të dorëheqjes, zonja Ardern njoftoi se zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Zelandën e Re do të mbahen më 14 tetor.

Ajo do të qëndrojë deputete deri në prill, kështu që nuk do të nevojitej një zgjedhje e dytë.

Partia Laburiste, e cila ka qenë në pushtet që nga zgjedhjet e vitit 2017, humbi epërsinë e saj të qëndrueshme në sondazhe në fillim të vitit të kaluar. 

Votimi i Partisë Kombëtare të opozitës filloi të rritet rreth tetorit 2021.

Rivalët e zonjës Ardern morën kryesimin në sondazhe në të njëjtën kohë që qeveria e saj prezantoi një raund të ri kufizimesh pasi vendi u godit nga varianti Omicron i Covid-19.