Gjermania kundërshton dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë
Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, kancelari gjerman Olaf Schulz shprehu dyshime për dërgimin e tankeve Leopard dhe tha se nuk duhet ta kthejmë luftën e Ukrainës në një konflikt të NATO-s me Rusinë.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, kancelari gjerman Olaf Schulz të mërkurën në Forumin vjetor Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër u zotua, të ofrojë më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën, por shprehu dyshime për dorëzimin e tankeve luftarake Leopard. Schultz tha: Ne i dhamë Ukrainës shumë armë, të cilat janë shumë të rëndësishme dhe do ta mbështesim Kievin për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Në margjinat e këtij takimi, në një bisedë me gazetarët, Schultz tha: Ukrainasit për të luftuar me guxim mund të llogarisin mbështetjen tonë, por është e qartë se ne do të parandalojmë që kjo luftë të kthehet në një luftë midis Rusisë dhe NATO-s. Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga partnerët perëndimorë, qeveria gjermane vazhdon të hezitojë që të dërgojë tanke Leopard në Ukrainë. Megjithatë, Schultz theksoi se Gjermania do të bashkëpunojë ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe partnerë të tjerë në fushën e mbështetjes ushtarake për Ukrainën.