Statistikat e tmerrshme të rrëmbimit të fëmijëve refugjatë në Mbretërinë e Bashkuar
Statistikat e fundit në Britani raportojnë për rrëmbimin nga grupet kriminale të dhjetëra fëmijëve refugjatë nga streha e refugjatëve në qytetin Brighton, që ndodhet në jug të Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas revistës Observer, dhjetëra fëmijë refugjatë janë rrëmbyer dhe zhdukur nga grupet kriminale nga vendbanimi i refugjatëve në qytetin Brighton, që ndodhet në jug të Britanisë së Madhe, i cili menaxhohet nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Brendshme Britanike. Rreth 600 fëmijë të pashoqëruar janë zhdukur gjatë një viti e gjysmë. Azilkërkuesit fëmijë janë transferuar në vendbanimet përkatëse, 136 prej tyre janë zhdukur dhe përpjekjet për gjetjen e 79 fëmijëve të tjerë kanë rezultuar të pasuksesshme. Më shumë informacion rreth kombësisë dhe identitetit të këtyre fëmijëve nuk është publikuar, por kjo statistikë lidhet vetëm me një nga qendrat e vendosjes së emigrantëve. Fëmijët azilkërkues nxirren në makina në rrugë jashtë kampit dhe më pas rrëmbehen. Deri më tani autoritetet përgjegjës nuk ka reaguar ndaj këtij raport. Kjo nuk është hera e parë që jepen lajme për rrëmbimin e fëmijëve azilkërkues publikohen në Britaninë e Madhe. Më parë revista Independent shkruante se në Mbretërinë e Bashkuar ka qindra fëmijë azilkërkues të pashoqëruar që presin aprovimin për azil, të cilët, sa më shpejt që të jetë e mundur duhet të akomodohen në një vend të sigurt.