Janar 24, 2023 10:13 Europe/Tirane
  •  Polonia rrit presionin për të dërguar tanke të prodhimit gjerman në Ukrainë

Pasi presioni ndaj Berlinit për të furnizuar Kievin me armë të rënda është rritur, Polonia ka thënë se është e gatshme të dërgojë tanke në Ukrainë pa pëlqimin e Gjermanisë.

Mateusz Morawiecki tha se qeveria e tij do të kërkonte leje nga Berlini për të dërguar tanke Leopard të prodhimit gjerman në Ukrainë, por e përshkroi miratimin kësaj lejeje si "të rëndësisë dytësore".  Ai theksoi: Edhe nëse nuk e marrnim këtë miratim, ne së bashku me të tjerët përsëri do t'i transferojmë tanket tona në Ukrainë.  Berlini është nën presion të madh për të lëshuar leje ushtarake për dërgimin e armatimeve në Ukrainë. Deklarata e Ministres së Jashtme gjermane Analena Baerbock e cila tha se vendi i saj nuk do ta pengojë Poloninë të dërgojë tanke Leopard në Ukrainë, ka shkaktuar konfuzion në Berlin.  Në të njëjtën kohë, zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Arkadiusz Mularczyk, paralajmëroi Gjermaninë se do të izolohet në arenën ndërkombëtare nëse refuzon të dorëzojë tanke në Ukrainë. Kryeministri i Polonisë gjithashtu në Twitter shkroi: "Nëse nuk marrim aprovimin e Gjermanisë për të dorëzuar tanke në Ukrainë, ne do të formojmë një koalicion më të vogël të vendeve që janë gati t’i dhurojnë Kievit, disa nga tanket e tyre moderne ".