Janar 24, 2023 10:14 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm i Belgjikës theksoi se përdorimi i aseteve ruse të bllokuara

Ministri i Jashtëm i Belgjikës theksoi se përdorimi i aseteve ruse të bllokuara në vendet perëndimore për rindërtimin e Ukrainës nuk ka një kuadër ligjor.

Sipas IRNA, Ministri i Jashtëm belg Hadja Lahbib ka thwnw: Përdorimi i aseteve të ngrira ruse për të rindërtuar Ukrainën është një ide tërheqëse, por nuk ka bazë ligjore. Lahbib shtoi: Vullneti ynë është të ruajmë unitetin tonë dhe të kemi një strategji afatgjatë. Ne duhet të rindërtojmë infrastrukturën kritike të Ukrainës në mënyrë që ajo të mund t'i rezistojë Rusisë. Më herët, zëvendësministri i Jashtëm rus Sergej Riabkov transferimin e aseteve ruse të konfiskuara ose shtetasve rusë në Ukrainë, e quajti vjedhje. Bashkimi Evropian dhe partnerët e tij G7 kanë sekuestruar rreth 300 miliardë euro (311 miliardë dollarë) nga rezervat e bankës qendrore ruse. Gjithashtu, afro 19 miliardë euro pasuri të biznesmenëve dhe pronarëve të bizneseve rusë të sanksionuar i janë dhënë Bashkimit Evropian.  Anëtarët e Kongresit Amerikan gjithashtu i kanë bërë presion qeverisë së presidentit Joe Biden për të përgatitur dhe dorëzuar një projekt-ligj për të autorizuar sekuestrimin e disa aseteve ruse.