Janar 24, 2023 10:15 Europe/Tirane
  •  SHBA vendos sanksione ndaj 10 zyrtarëve iranianë

Në vazhdim të serisë së sanksioneve imagjinare, qeveria amerikane ka vazhduar të shtojë një numër zyrtarësh iranianë në listën e saj të sanksioneve.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, qeveria amerikane, në vazhdim të politikave të saj të dyfishta dhe presionit maksimal kundër Iranit, shtoi një numër zyrtarësh iranianë në listën e saj të sanksioneve. Sipas kanalit televiziv Al Jazeera, Ned Price, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, në një konferencë për shtyp në Uashington njoftoi se SHBA ka sanksionuar 10 zyrtarë iranianë në lidhje me atë që i quan shkelje të të drejtave të njeriut. Në reagim ndaj miratimit të rezolutës armiqësore të Parlamentit Evropian kundër Iranit dhe Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, Ned Price, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, tha:  Ne mirëpresim qasjen e fortë dhe të bashkuar të Bashkimit Evropian kundër IRGC-së. Sanksionet kundër Iranit vendosen nga Shtetet e Bashkuara në koordinim me aleatët perëndimorë, përfshirë Britaninë dhe në këto sanksione futen emrat e atyre zyrtarëve që luajnë një rol në ruajtjen e sigurisë së vendit dhe parandalojnë veprimeve shkatërrimtare të rebelëve dhe prishëvse të rendit dhe sigurisë kombëtare të Iranit.