Janar 26, 2023 10:25 Europe/Tirane
  •  Refugjatët në Perëndim, priten me dëbime në Afrikë dhe rrëmbimin e fëmijëve

I ftohti i këtij dimri, së bashku me përhapjen e Koronës dhe dëmet e luftës, në vendet perëndimore e kanë bërë jetën më të vështirë se kurrë për refugjatët.

Miliona njerëz që janë larguar nga vendet e tyre për shkak të konfliktit po kalojnë një dimër të vështirë.  Olga Sarado, zëdhënëse e agjencisë së OKB-së për refugjatët, thotë se këtë dimër miliona nga njerëzit më të rrezikuar në botë u duhet të jetojnë pa plotësimin e nevojave themelore. Megjithatë, problemet e refugjatëve nuk kufizohen vetëm në motin e ftohtë dhe rritjen e çmimeve. Në hetimin e saj të fundit, gazeta Guardian ka vëzhguar një qendër të azilkërkuesve dhe thotë se shumë fëmijë të kësaj qendre zhduken herë pas here. Hulumtimet e mëtejshme treguan se të gjithë këta fëmijë ishin fëmijë të pashoqëruar. Hetimi zbulon se 136 nga 600 të miturit të pashoqëruar që kanë hyrë në qendrën e strehimit në 18 muajt e fundit, janë zhdukur. Sipas Guardian, policia disa muaj më parë e ka paralajmëruar Ministrinë e Brendshme, por qeveria duket se nuk i ka parasysh këto paralajmërime.   Sipas ekspertëve; Politika e qeverisë për deportimin e refugjatëve në Ruandë gjithashtu është zgjeruar shumë. Kjo do të thotë se në disa raste, bandat e drogës u thonë fëmijëve se nëse qëndrojnë në qendër do të dërgohen në Ruandë dhe kështu i grabisin dhe i marrin me vete këta fëmijë. Komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme Jelva Johansson në mes të dhjetorit njoftoi se BE po përballet me krizën më të madhe të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore.  Megjithatë, para këtyre deklaratave, shumë vende të BE-së ishin ankuar për numrin e lartë të azilkërkuesve. Në Gjermani, qeveritë federale dhe lokale thonë se po përballen me problemin e strehimit.  Qeveritë evropiane shtimin e numrit të emigrantëve e konsiderojnë si një “kërcënim” dhe disa vende si Polonia po kërkojnë të forcojnë kufijtë e tyre duke vendosur tela me gjemba dhe ngritur mure inteligjente.  Një tjetër veprim i paligjshëm që po ndodh në territorin e Bashkimit Evropian është “kthimi” i emigrantëve.  Bashkimi Evropian po ndihmon vendet e Ballkanit Perëndimor për të parandaluar edhe më shumë futjen e emigrantëve në union.  Për më tepër, vende si Serbia janë të vendosur të ndryshojnë politikat e tyre të vizave pasi shtetas si pakistanezët mund të hyjnë në Serbi pa viza dhe prej andej ata përpiqen që të hyjnë në BE. Pavarësisht përkeqësimit të situatës së refugjatëve në vitet e fundit, perspektiva për financimin e organizatave ndërkombëtare për të ndihmuar refugjatët nuk është aq premtuese. Mungesa e financimit e ka detyruar UNHCR-në të shkurtojë programet e ndihmave të saj për disa vende.  Vendet e Bashkimit në muajt e fundit kanë shtuar masat e tyre të ashpëra ndaj azilkërkuesve, ku disa paguajnë tarifa të larta strehimi dhe disa supozohet se paguajnë taksa.  Në muajt në vijim do të shtihet sesi do të ndikojë ulja e buxhetit nga njëra anë dhe rritja e masave bllokuese nga ana tjetër tek situata e emigrantëve.