Janar 26, 2023 10:26 Europe/Tirane
  •  Sulm në një kishë në Spanjë, 5 të vdekur dhe të plagosur

Autoritetet spanjolle njoftuan se në një sulm të mundshëm terrorist në një kishë, punëtori i kishës u vra dhe një prift së bashku me disa persona të tjerë u plagosën.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Ministria e Brendshme e Spanjës të mërkurën njoftoi se një person mbeti i vrarë dhe 4 të tjerë u plagosën rëndë nga një sulm me hanxhar i një personi në një kishë në portin jugor të Algeciras. Sulmuesi aktualisht ndodhet në paraburgim nga policia.  Por ministria nuk ka dhënë asnjë informacion për identitetin e sulmuesit. Ministria e Brendshme e Spanjës tha se sulmi ndodhi brenda kishës San Isidro, në të cilën prifti Antonio Rodriguez u plagos rëndë. Më pas sulmuesi sulmoi dhe vrau një nga punonjësit e kishës, i quajtur Diego Valencia, i cili në kohën e sulmit ndodhej jashtë ndërtesës së kishës. Gjykata Kombëtare e Spanjës njoftoi se një gjyqtar ka hapur një hetim mbi mundësinë e kategorizimit të këtij sulmi si sulm terrorist. Porti i Algeciras është një port i rëndësishëm që ndodhet në rajonin gjeografik më jugor të Spanjës.