Janar 31, 2023 08:31 Europe/Tirane
  • Marrëdhëniet me Putinin të bazuara në

Presidenti i Turqisë i konsideroi marrëdhëniet e tij me Vladimir Putinin, presidentin e Rusisë dhe në përgjithësi mes dy vendeve si “të ndershme dhe të bazuara në besim” dhe e quajti presidentin francez Emmanuel Macron “të pandershëm”.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një takim me të rinjtë që u transmetua në TRT TV tha: "Ne kemi respekt dhe besim në marrëdhëniet me Rusinë dhe marrëdhëniet tona me Putinin bazohen në ndershmërinë dhe ai u është përgjigjur të gjitha kërkesave tona në lidhje me Tatarstanin, Dagestanin dhe rajoneve të tjera. Sipas Erdogan, ka pasur "shumë kërcënime" nga vendet e tjera "lidhur me blerjen e sistemeve ruse S-400, por Turqia e ka blerë këtë sistem raketor dhe tani i ka ato". Në të njëjtin kontekst, presidenti turk përmendi çështjen e furnizimit të mundshëm të avionëve luftarakë F-16 dhe F-35 dhe tha: “Sa i përket avionëve F-16, ne duam t'i marrim nga Shtetet e Bashkuara, por ata kanë shkelur premtimet e tyre."  Erdogan iu përgjigj gjithashtu një pyetjeje në lidhje me ftesën e tij të mëparshme drejtuar Francës për të marrë pjesë në "Organizatën e Shteteve Turke", dhe duke iu referuar pandershmërisë së presidentit francez Emmanuel Macron, tha: "Ne duam që politika ndërkombëtare të bazohet në ndershmëri, sepse atje ku nuk ka ndershmëri, nuk ka dinjitet." Presidenti i Turqisë shtoi: "Franca po humbet me shpejtësi kredibilitetin e saj dhe tani ai (Macron) ka humbur kredibilitetin e tij në Parlamentin francez dhe Parisi vazhdimisht po e humb besueshmërinë e tij".