Shkurt 01, 2023 08:31 Europe/Tirane
  •  Gjermanët protestojnë kundër dërgimit të tankeve në Ukrainë

Një numër qytetarë gjermanë në qytetin Nuremberg dolën në rrugë dhe protestuan kundër dërgimit të tankeve "Leopard-2" në Ukrainë.

Berlini njoftoi të mërkurën, më 25 janar, se do të dërgojë 14 tanke Leopard-2 të prodhimit gjerman në Ukrainë, gjë që i hap rrugën vendeve të tjera perëndimore për të dërguar tanke në Kiev.

Agjencia e lajmeve Russia Today njoftoi se banorët e qytetit gjerman Nuremberg dolën në rrugë të hënën mbrëma (më 30 janar) dhe morën pjesë në demonstratën kundër dërgimit të tankeve Leopard në Ukrainë.

Në këtë demonstratë qytetarët gjermanë mbanin pankartën "Ne jemi vija e kuqe!" dhe kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë gjermane për të dërguar tanke në Ukrainë.

Ndërkohë, kanali amerikan i lajmeve CNN në një artikull duke iu referuar marrëveshjes së qeverisë gjermane për dërgimin e tankeve Leopard-2 në Ukrainë, ka shkruar: "Gjermanët e konsiderojnë këtë veprim të qeverisë së tyre si një "ndërhyrje të madhe" në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës dhe besojnë se dërgimi i tankeve dhe stërvitja e forcave ukrainase mund të kthehet në një shpallje lufte nga Gjermania dhe NATO në çdo kohë".

Një sondazh i opinionit publik i kryer në fillim të janarit tregon gjithashtu një ndryshim në qëndrimet gjermane. Rezultatet e këtij sondazhi treguan se 46% e gjermanëve ishin pro dhe 43% kundër dërgimit të këtyre tankeve në Ukrainë. Kundërshtimi më i fortë për dorëzimin e tankeve të rënda të betejës erdhi nga mbështetësit e partisë “Alternativa për Gjermaninë”.  84% e mbështetësve të kësaj partie ishin kundër dërgimit të tankeve Leopard në Ukrainë.