Demonstrata e qindra mijëra njerëzve në të gjithë Anglinë
Qindra mijëra punëtorë, punonjës dhe mësues anglezë mbrëmjen e së mërkurës nisën protestat në rajone të ndryshme të vendit për të protestuar kundër kushteve të punës dhe pagave.
Sipas Isna, rreth 500,000 punonjës, punëtorë dhe mësues anglezë kanë mbajtur demonstrata në pjesë të ndryshme të vendit, përfshirë Londrën, duke kërkuar rritje të pagave të tyre. Sky News raportoi se më shumë se 300,000 mësues nga Anglia dhe Uellsi dhe 70,000 punonjës të 150 universiteteve britanike morën pjesë në këtë demonstratë. Në të njëjtën kohë, kryeministri britanik Rishi Sonak njoftoi se "në 30 vitet e fundit, ne kemi paguar pagat më të larta për mësuesit". Demonstrata e djeshme është konsideruar protestsa më e madhe në Britan brenda një dekade, pasi në të u përfshinë mësuesit e shkollave dhe asistentët e tyre të klasave, disa shoferë autobusësh dhe treni, roje sigurie, nëpunës civilë dhe stafi i 150 universiteteve. Sindikata Britanike e Tregtisë dhe Shërbimeve Publike thotë se 100,000 nëpunës civilë janë përfshirë në demonstratë. Javën e ardhshme infermierët, mamitë, ekuipazhet e ambulancës, fizioterapistët, punonjësit e hekurudhave dhe punonjësit e universitetit gjithashtu do të dalin në grevë. Përkeqësimi i krizës së kostos së jetesës, me një inflacion afër 11%, ka bërë që të ngrihet zëri i të gjithëve punëtorëve në Angli. Gjithashtu, rreth 70 mijë punonjës në 150 universitete në të gjithë Britaninë e Madhe janë futur në grevë për të protestuar për pagat, kushtet e punës dhe pensionet e tyre./syri/