Shkurt 08, 2023 08:33 Europe/Tirane
  •  Lavrov: Borrell nuk di si ta fshehë racizmin e tij

Ministri i Jashtëm rus i vlerësoi si raciste deklaratat e fundit të shefit të politikës së jashtme të BE-së ndaj Moskës.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, në përgjigje të deklaratave të fundit të shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, tha të martën se Borrell nuk di të fshehë nga sytë e botës natyrën raciste të pikëpamjeve të tij. Ministri i Jashtëm rus i bëri këto deklarata në shenjë proteste ndaj fjalimit të fundit të Borrelit. Duke bërë pretendime anti-ruse, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian njoftoi së fundmi se Mali dhe Eritrea, të cilat Lavrov i ka zgjedhur si destinacione për udhëtimin e tij, janë vende të lehta për t'u ndikuar. Ky zyrtar i lartë i BE-së akuzoi gjithashtu Rusinë për përhapjen e gënjeshtrave në kontinentin afrikan.