Zelenski sanksionon 200 shtetas rusë
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski të dielën sanksionoi 200 shtetas rusë.
Sipas Sputnik, këto sanksione përfshijnë bllokimin e llogarive bankare, ndalimin e aktiviteteve të biznesit dhe parandalimin e largimit të aseteve të këtyre njerëzve nga Ukraina. Gjithashtu, këta persona do të ndalohen të tregtojnë aksione dhe letra me vlerë në bursën e Ukrainës. Sipas Zelenski, këta shtetas rusë janë aktivë në industrinë bërthamore ruse dhe sanksionet e tyre do të qëndrojnë në fuqi për 50 vjet. Ndërkohë, shumë nga autoritetet evropiane besojnë se sanksionet ndaj Rusisë nuk kanë asnjë efekt. Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijarto tha se Budapesti kundërshton propozimin e Bashkimit Evropian për të vendosur paketën e 10-të të sanksioneve ndaj Rusisë dhe thotë se është kundër të gjitha sanksioneve të tjera të vendosura, pasi ato nuk janë të dobishme për arritjen e paqes në Ukrainë dhe vetëm sa dëmtojnë ekonominë evropiane.