Tërmetet tragjike në Turqi e Siri, mbi 37 mijë të vdekur
Shkurt 14, 2023 07:39 Europe/Tirane
Numri i të vdekurve nga tërmetet e javës së kaluar ka arritur në 37,000. Autoritetet turke kanë thënë se 31,643 persona janë vrarë në vend. Sipas të dhënave nga Kombet e Bashkuara dhe qeveria siriane, më shumë se 5,814 njerëz janë vrarë në Siri.
Presidenti sirian Bashar al-Assad ka rënë dakord të lejojë OKB-në të dërgojë ndihma në pjesët e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim të Sirisë përmes dy pikave të tjera kufitare nga Turqia.