Shkurt 20, 2023 09:53 Europe/Tirane
  •  SHBA kërkon të demonizojë Moskën me pretendime për krime kundër njerëzimit

Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara ka akuzuar Uashingtonin për komplot për të demonizuar Moskën dhe për të nxitur krizën në Ukrainë me akuza për krime kundër njerëzimit.

"Ne i konsiderojmë insinuata të tilla si një përpjekje të paprecedentë për të demonizuar Rusinë në kuadrin e luftës hibride të nisur kundër nesh," tha të dielën ambasadori Anatoly Antonov në një deklaratë në platformën e mesazheve Telegram të Ambasadës Ruse. Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris duke folur në Konferencën vjetore të Sigurisë në Mynih të shtunën akuzoi Rusinë për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit gjatë 'operacionit ushtarak' të saj gati njëvjeçar kundër Ukrainës dhe u zotua se Moska do të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj. Antonov vuri në dukje se, "Nuk ka dyshim se qëllimi i sulmeve të tilla nga Uashingtoni është të justifikojë veprimet e veta për të nxitur krizën ukrainase." Gjithashtu në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten, ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, akuzoi Perëndimin për nxitjen e "rusofobisë së thellë", duke thënë se Rusia nuk kishte zgjidhje tjetër përveç luftës. "Ne nuk kishim zgjidhje tjetër përveçse të mbronim vendin tonë - ta mbronim atë nga ju, të mbronim identitetin dhe të ardhmen tonë," tha Nebenzia në takimin e KS të OKB. Duke ju drejtuar ambasadorëve perëndimorë, Nebenzia shtoi: “Ju e dini shumë mirë se procesi i Minskut për ju është vetëm një perde tymi, për të riarmatosur regjimin e Kievit dhe për ta përgatitur atë për luftë kundër Rusisë në emër të interesit tuaj gjeopolitik".