Biden ‘i paduruar’ për të mirëpritur Melonin, në Poloni!
Një ditë pas vizitës surprizë në Kiev, Presidenti Joe Biden është duke pritur me ‘padurim’ një takim të planifikuar me kryeministren e Italisë në Poloni, Melonin e cila që prej ardhjes së saj në detyrë ka treguar mbështetjen e saj për Ukrainën.
Ndonëse ndjek politikë të njëjtë me Berlusconin, pjesë e Forca Italia, ekstremistja e djathtë, nuk ka pasur të njëjtën qasje si ish kreu i qeverisë Italiane për luftën në Ukrainë.
Ndërkohë, Ministrat e jashtëm takohen në Bruksel dhe shefi i diplomacisë kineze Wang Yi zbarkon në Moskë për të diskutuar me rusët propozimin kinez për një plan paqeje të shpallur në konferencën e Mynihut. Sekretari amerikan i Shtetit Blinken paralajmëron Pekinin për pasojat nëse dërgon armë në Moskë, e cila ka kryer "krime kundër njerëzimit".