Mars 02, 2023 08:50 Europe/Tirane
  •  Zbulohen  qendra të torturës të qeverisë ruse në Kherson

Hetuesit thonë se vendet, të cilat u krijuan gjatë pushtimit rus të qytetit ukrainas, ishin pjesë e një "plani të llogaritur për të terrorizuar dhe torturuar" banorët vendas.

Hetuesit thonë se vendet, të cilat u krijuan gjatë pushtimit rus të qytetit ukrainas, ishin pjesë e një “plani të llogaritur për të terrorizuar dhe torturuar” banorët vendas, raportoi Guardian. Sipas një ekipi avokatësh ukrainas dhe ndërkombëtarë të udhëhequr nga një avokat britanik, provat e mbledhura nga Kherson në Ukrainë tregojnë se qendrat ruse të torturës financohen drejtpërdrejt nga qeveria ruse. Avokatët, të quajtur Ekipi i Drejtësisë Mobile, të enjten thanë se kishin hetuar 20 dhoma torturash në Kherson dhe arritën në përfundimin se ato ishin pjesë e "një plani të llogaritur për të terrorizuar identitetin kombëtar dhe kulturor të Ukrainës".  Sipas avokatëve, qendrat drejtoheshin nga shërbimi rus i sigurisë, FSB, dhe ishin krijuar për të nënshtruar dhe vrarë liderët civilë ukrainas dhe disidentët e zakonshëm.  Të arrestuarit përfshinin të gjithë ata persona që ishin të lidhur me qeverinë ose shoqërinë civile të Ukrainës, si aktivistë, gazetarë, nëpunës civilë dhe mësues, të cilët iu nënshtruan rrahjeve fizike dhe torturave. Ekipi i avokatëve thotë se sipas dokumenteve, më shumë se 400 persona janë zhdukur në Kherson. Nuk dihet nëse se personat e zhdukur janë vrarë gjatë okupimit apo janë dërguar në Rusi. Kherson ishte nën kontrollin rus për tetë muaj nga 2 marsi i vitit të kaluar derisa forcat ukrainase hynë në qytet më 11 nëntor.