Bashkimi Evropian thekson nevojën për të vazhduar negociatat dhe kontaktet me Iranin
Zëdhënësi rajonal i Bashkimit Evropian tha: Në Bashkimin Evropian ka një konsensus për domosdoshmërinë e vazhdimit të negociatave dhe kontakteve me Iranin.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, zëdhënësi rajonal i Bashkimit Evropian në një intervistë për Al Jazeera tha: " Në Bashkimin Evropian ka një konsensus për nevojën për të vazhduar negociatat dhe kontaktet me Iranin". Peter Stano tha: Irani duhet të ketë bashkëpunim të plotë me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Ndërkohë, Rafael Grossi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, i cili udhëtoi në Baku për të marrë pjesë në samitin e grupit NAM, për çështjen bërthamore të Iranit gazetarëve u tha: "Është e rëndësishme për ne që të mbajmë kontakte dhe bisedime me Iranin, në nivelin më të lartë." Grossi të premten do të mbërrijë në Teheran për të negociuar me zyrtarët iranianë. Në këtë udhëtim 2-ditor, përveç negociatave me kreun e Organizatës së Energjisë Atomike, ai do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Republikës Islamike të Iranit.