Mars 03, 2023 08:53 Europe/Tirane
  •  Amerika sanksionon 37 institucione kineze dhe ruse

SHBA-ja ka shtuar 37 entitete në listën e saj të zezë tregtare që akuzohen për aktivitete duke përfshirë ndihmën e ushtrisë ruse, mbështetjen e ushtrisë kineze dhe lehtësimin ose pjesëmarrjen në abuzimet e të drejtave të njeriut në Mianmar dhe Kinë, njoftoi të enjten Departamenti i Tregtisë i SHBA-së.

Sipas Reuters, Ndihmës Sekretarja e Shtetit e SHBA, Thea Candler në një deklaratë tha: "Kur identifikojmë entitete që paraqesin shqetësime për sigurinë kombëtare ose politikën e jashtme për Shtetet e Bashkuara, ne i shtojmë ato në listën e zezë për t'u siguruar që ne mund të kontrollojmë transaksionet e tyre. Të premten e kaluar, Amerika gjithashtu vendosi sanksione të reja kundër 200 individëve dhe subjekteve ruse. Për më tepër, Departamenti Amerikan i Tregtisë njoftoi kufizime të eksportit të 90 kompanive të lidhura me Rusinë, duke përfshirë disa kompani kineze.  Gjithashtu, Kanadaja ka vendosur sanksione të ndryshme kundër Rusisë.  Në të njëjtën kohë, Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, tha se Moska po përgatit një përgjigje të përshtatshme ndaj sanksioneve të SHBA-së dhe Kanadasë.