Mars 06, 2023 09:22 Europe/Tirane
  •  Amerika dhe Evropa sanksionojnë ministrin radikal sionist të Financave

Një media sioniste zbuloi të dielën mbrëma se zyrtarë të lartë evropianë kanë refuzuar çdo takim me Bezalel Smotrich, ministrin radikal sionist të Financave, i cili kërkoi shkatërrimin e fshatit Havara në jug të Nablusit.

Faqja e lajmeve sioniste "Risht Kan" lidhur me këtë shkruante: Zyrtarët e lartë evropianë njoftuan se pas deklaratave të fundit të Smotrich se ai donte që fshati palestinez Havara të zhdukej, ata nuk do të kenë asnjë takim të afërt me të. Ky veprim disa ditë pasi faqja amerikane Axios zbuloi edhe hezitimin e Shteteve të Bashkuara për t'i dhënë vizë Smotrich dhe shkruante se mosdhënia e mundshme e vizës për këtë ministër të lartë të qeverisë së Tel Avivit do të jetë një veprim i paprecedentë në historinë e marrëdhënieve mes regjimit sionist dhe Shteteve të Bashkuara. Faqja "Arab News" gjithashtu shkruan: Shtëpia e Bardhë i urren këto deklarata të ministrit të Financave të Izraelit dhe njoftoi se asnjë nga zyrtarët e qeverisë së Shteteve të Bashkuara nuk do të takohet me Smotrich në udhëtimin e ardhshëm. Dyshimi për lëshimin e vizës për Smotrich vjen pasi më shumë se 5000 qytetarë amerikanë nënshkruan një peticion, duke kërkuar ndalimin e hyrjes së tij në Amerikë dhe anulimin e vizës. Gjithashtu, Ned Price, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, dënoi fjalët e Smotrich dhe i quajti ato "të papërgjegjshme dhe të neveritshme".