Putini duhet të kuptojë se nuk do ta fitojë luftën në Ukrainë
Vladimir Putin duhet të kuptojë se ai nuk do të triumfojë në Ukrainë dhe se tërheqja e trupave të tij është e nevojshme përpara se të zhvillohen bisedimet e paqes.
Kështu ka thënë kancelari gjerman Olaf Scholz. “Është e nevojshme që Putini të kuptojë se ai nuk do të ketë sukses me këtë pushtim dhe agresionin e tij imperialist – se ai duhet të tërheqë trupat”, ka thënë Scholz për CNN. “Kjo është baza për bisedime”. Scholz tha se beson se Ukraina është “gati për paqe”. I pyetur për një marrëveshje të mundshme për t’i dhënë fund luftës – ndoshta nga Ukraina duke pranuar se nuk do të rimarrë Krimenë ose pjesë të rajonit lindor të Donbasit – Scholz ka theksuar se vendimet mund të merren vetëm me përfshirjen e Kievit. “Ne nuk do të marrim vendime në vend të tyre. Ne i mbështesim ata”, ka shtuar ai. Kancelari gjerman vazhdoi: “Ne i thamë (Ukrainës) se ata mund të aplikojnë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”. “(Dhe) Ata po punojnë për të bërë progres në të gjitha kriteret që janë të rëndësishme për këtë”.