Mars 07, 2023 07:50 Europe/Tirane
  •  Sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë janë duke dëmtuar evropianët

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto tha se sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë nuk po funksionojnë dhe përkundrazi po dëmtojnë vendet evropiane.

Duke folur për televizionin suedez SVT të dielën, Szijjarto tha se valët e sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Moskës kanë dështuar për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë dhe se një armëpushim është mënyra e vetme për t'i dhënë fund krizës. Diplomati i lartë hungarez tha më tej se ndalimi i dhunës në Ukrainë është një çështje me rëndësi të madhe, duke theksuar se “qëllimi i parë është ndalimi i vrasjes së njerëzve, që do të thotë një marrëveshje armëpushimi dhe asgjë më shumë”. Ai vuri në dukje se një seri paketash sanksionesh ndaj Rusisë, duke përfshirë ndalimin e importit të energjisë, nuk i kishte ndihmuar vendet e BE-së për të ndaluar luftën midis Ukrainës dhe Rusisë,. "Ne kemi futur tashmë 10 paketa sanksionesh; a na ka sjellë më pranë një zgjidhjeje të konfliktit? Jo. A e bëri luftën më pak brutale? Jo. A e gjunjëzoi Rusinë? Jo. A na lëndoi? Po”, pohoi ministri i Jashtëm hungarez. "Unë mendoj se "zgjidhjet" që ne në Evropë jemi përpjekur të gjejmë thjesht nuk funksionuan, sepse ne ishim zhytur shumë në këtë psikikë lufte."