Mars 13, 2023 09:51 Europe/Tirane
  • Koreja e Veriut teston raketa 'strategjike'

Koreja e Veriut njoftoi se ka testuar dy raketa "strategjike" cruise të lëshuara nga një nëndetëse përpara stërvitjeve ushtarake në shkallë të gjerë nga armiqtë kryesorë të vendit, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut.

Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë së Veriut (KCNA) e publikoi raportin herët të hënën, duke thënë se lëshimi kishte ndodhur nga ujërat e qytetit bregdetar lindor Sinpo një ditë më parë. Raketa fluturoi rreth 1500 kilometra (932 milje) përpara se të godiste një objektiv në det, thuhet në raport. Termi "Strategjik" përdoret zakonisht për të përshkruar armët me aftësi bërthamore. Lëshimi u bë nga një nëndetëse "8.24 Yongung", nëndetësja e vetme eksperimentale e raketave balistike të Koresë së Veriut.  KCNA tha se lëshimet e raketave nga nëndetëset kishin për qëllim të tregonin vendosmërinë e Koresë së Veriut për të kontrolluar një situatë në të cilën "imperialistët amerikanë dhe forcat marionetë të Koresë së Jugut po bëhen gjithnjë e më të pambuluar në manovrat e tyre ushtarake që drejtohen kundër Koresë së Veriut". Koreja e Jugut dhe SHBA kanë filluar sot 11 ditë stërvitje të përbashkëta, të quajtura "Mburoja e Lirisë 23", të cilat do të mbahen në një shkallë të paparë që nga viti 2017. Aleatët kanë mbajtur disa stërvitje të përbashkëta që nga fillimi i vitit. Pheniani i sheh këto manovra si ushtrime të mundshme për pushtimin e territorit të tij.