Mars 14, 2023 09:07 Europe/Tirane
  • Luftë e përgjakshme në Bakhmut, ndërkohë Finlanda shqyrton dërgimin e avionëve luftarakë

Luftimet intensive u zhvilluan për qendrën e qytetit Bakhmut të Ukrainës, sheshi i betejës më të gjatë dhe më të përgjakshme që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë.

“Detashmentet e sulmit të grupit paraushtarak rus Ëagner po sulmojnë nga disa pika, duke u përpjekur të thyejnë mbrojtjen e trupave tona dhe të avancojnë në rrethet qendrore”, tha të hënën Oleksandr Syrsky, një komandant i forcave tokësore ukrainase në Bakhmut.

Sa më afër qendrës së qytetit, aq më të vështira janë luftimet dhe aq më shumë artileri," përsëriti dhe Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit paraushtarak Ëagner.

Të dielën, ai e përshkroi gjithashtu situatën në qytet si "të vështirë, shumë të vështirë, me armikun që lufton për çdo metër".

Qyteti, i cili kishte një popullsi të paraluftës prej rreth 70,000 banorësh, ka qenë epiqendra e luftimeve në frontin lindor për muaj të tërë, edhe pse rëndësia e tij strategjike është e diskutueshme nga ekspertët./syri/