Mars 15, 2023 08:35 Europe/Tirane
  •  Erdogan mbetet pas liderit të opozitës, Kılıçdaroglu

Dy muaj para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në shtetin turk, një sondazh thotë se opozita do të korr fitore kundrejt partisë në pushtet AKP të Recep Tayyip Erdogan.

Kompania AR-G Research publikoi rezultatet e fundit të një sondazhi zgjedhor për president me një mostër prej 1472 qytetarësh. Sipas sondazhit, ka një hendek prej 3 pikësh mes kandidatit presidencial të aleancës “Kombëtare”, Kemal Kılıçdaroglu dhe kandidatit të aleancës “Popullore”, Recep Tayyip Erdogan. Kandidati i gjashtë partive opozitare, Kiliçdaroglu kryeson sondazhin me 46.2 për qind kundrejt presidentit aktual, Erdogan, i cili ka besimin e 43.1 për qind të anketuarve. Ndërkohë, kryetari i partisë “Memleket Partisi”, Muharrem İnce do të fitonte 7.6 për qind të votave ndërsa Sinan Ogan, kandidat i aleancës “Ata” ka besimin e 3.1 për qind. Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi, do të mbahen më 14 maj.