Mars 15, 2023 08:37 Europe/Tirane
  •  Amerika thirri ambasadorin rus

Pas përplasjes së një aeroplani luftarak rus Sukhoi-27 me një dron amerikan MQ-9 Reaper mbi Detin e Zi, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së njoftoi se SHBA-të kanë thirrur ambasadorin rus në Uashington.

Komanda ushtarake e SHBA-së në Evropë njoftoi se të martën, një avion luftarak rus Su-27 u përplas me një dron amerikan MQ-9 Reaper mbi Detin e Zi, duke bërë që droni të rrëzohet në ujërat ndërkombëtare. Gjenerali James B. Hacker, komandanti i Qendrës së Komandës Evropiane të SHBA-së, tha: “Droni ynë po kryente operacione rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur u kap dhe u godit nga një avion rus dhe kjo përplasje çoi në rrëzimin dhe humbjen e plotë të dronit. Në fakt, ky veprim i pasigurt dhe joprofesional i rusëve për pak sa nuk shkaktoi rrëzimin e të dy avionëve". Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, Ned Price, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, tha të martën se DASH thirri ambasadorin rus për të shprehur kundërshtimin e fortë ndaj përgjimit joprofesional dhe të pasigurt të një droni amerikan nga një avion rus. Price tha gjithashtu se ambasadori amerikan në Rusi i ka përcjellë Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse një notë të fortë proteste nga qeveria amerikane.