Mars 16, 2023 08:38 Europe/Tirane
  •  Grossi: Ekipi teknik i agjencisë do të shkojë në Iran pas disa ditësh

Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, paralajmëroi vizitën e ekipit teknik të kësaj agjencie në Republikën Islamike të Iranit në ditët në vijim.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Grossi, i cili i prezantoi një raport Qeverisë së SHBA-së për aktivitetet e fundit bërthamore të Iranit dhe rolin e agjencisë atomike, udhëtoi në Uashington dhe shprehu optimizmin e tij për rritjen e aksesit të inspektorëve dhe rivendosjen e pajisjeve të monitorimit në objektet bërthamore të Iranit. Sipas faqes së internetit "Al-Monitor" , ai gjatë një konference për shtyp pas takimit me zyrtarët amerikanë, tha: “Tani për tani, ne duhet të vazhdojmë procesin e rritjes së aftësive monitoruese dhe të fillojmë verifikimin e mëtejshëm. Ky proces është i mundshëm dhe mund të zgjasë disa javë". Javën e kaluar, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dhe Organizata e Energjisë Atomike e Iranit, pas vizitës dyditore në Iran të Rafael Grossit, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, arritën një marrëveshje në lidhje me zgjidhjen e çështjeve mbrojtëse, në bazë të së cilës, Irani vullnetarisht lejon Agjencinë të kryejë aktivitete të mëtejshme verifikimi dhe monitorimi nëse është e nevojshme. Mënyra e zbatimit të këtij plani do të vendoset në takimet teknike mes dy palëve.