Prill 03, 2023 07:47 Europe/Tirane
  • Shpërthimi vret blogerin ushtarak rus në një kafene në Shën Petersburg, Rusi

Një shpërthim në një kafene në Shën Petersberg ka vrarë një person dhe ka plagosur 25 të tjerë. Viktima është identifikuar si një bloger ushtarak rus që mbështeti pushtimin e Ukrainës nga presidenti Vladimir Putin.

Raportet e lajmeve ruse thanë se Vladlen Tatarsky u vra në shpërthimin që ndodhi në kafenenë në Street Food Bar nr. 1 të dielën gjatë një aktivitetit të organizuar nga patriarkët rusë. Ai ishte një nga folësit e ftuar kur bomba shpërtheu.

Raportet nuk përmendin asnjë pretendim për përgjegjësinë, por Ministria e Brendshme ruse ka thënë se të gjithë  ata që ishin në momentin e shpërthimit po "kontrolloheshin për përfshirje".

Sipas mediave ruse dhe blogerëve të tjerë ushtarakë, një grua i dhuroi atij një kuti me një statujë që me sa duket shpërtheu. Organizatorët e ngjarjes e kanë cilësuar si “sulm terrorist”.

Gushtin e kaluar, Darya Dugina, një komentatore 29-vjeçare për një kanal televiziv nacionalist rus, vdiq kur një pajisje shpërthyese e kontrolluar nga distanca e vendosur në SUV-in e saj shpërtheu teksa po ngiste makinën në periferi të Moskës. Ajo dhe babai i saj - një filozof, shkrimtar dhe teoricien politik - mbështetën fuqimisht vendimin e Putinit për të dërguar trupa në Ukrainë./syri/