May 03, 2023 09:30 Europe/Tirane
  •  Shtetet e Bashkuara dërgojnë 300 milionë dollarë ndihmë ushtarake në Ukrainë

Zyrtarët amerikanë njoftuan se Uashingtoni do të dërgojë rreth 300 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë në Ukrainë.

Qeveria amerikane të mërkurën ka në plan të shpallë një paketë të re ndihme armatimi për Ukrainën. Sipas raportimeve, paketa e re e ndihmës së armëve amerikane për Ukrainën do të jetë 300 milionë dollarë, e cila do të përfshijë municione mortajash dhe raketa Hydra-70.   Dje John Kirby, koordinatori i çështjeve strategjike në Këshillin e Sigurimit të Shtëpisë së Bardhë, njoftoi se Shtetet e Bashkuara së shpejti do të ofrojnë më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Ky zyrtar amerikan theksoi: Ne kemi dorëzuar pothuajse gjithçka që Kievi ka kërkuar për kundërsulmin ndaj Rusisë. Ndihma me armë e vendeve perëndimore për Ukrainën vazhdon ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të dielën se kishte shkatërruar 200 tonë municione të ushtrisë ukrainase. Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Kievit më shumë se 35.4 miliardë dollarë armë që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt 2022 dhe Bashkimi Evropian e ka ndihmuar vendin me 13.3 miliardë dollarë, mirëpo zëvendësministri i Jashtëm i Ukrainës pretendon se vendi ka 10 herë më shumë potenciale të nevojshme për t'i dhënë fund agresionit rus këtë vit. Më parë, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka pranuar se situata në terren e forcave të vendit nuk është e mirë, por ka pohuar se Rusia nuk do t'i arrijë qëllimet e saj në këtë luftë.