May 09, 2023 08:57 Europe/Tirane
  •  Ndalimi i funksionimit të reaktorëve të termocentralit Zaporizhia në Ukrainë

Ushtruesi i detyrës së Guvernatorit të Rajonit Zaporizhia, Yevgeny Balitsky tha: Aktiviteti i reaktorëve të Centralit Bërthamor Zaporizhia u pezullua për të parandaluar veprimet provokuese të forcave ukrainase.

Sipas IRNA, Yevgeny Balitsky tha: Është bërë e vështirë të parashikohen veprimet e forcave ukrainase dhe për këtë arsye aktiviteti i këtyre reaktorëve është pezulluar. Ndërkohë, Raphael Grossi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, në një deklaratë të premten e kaluar paralajmëroi për pasojat e përshkallëzimit të konfliktit dhe trazirave rreth termocentralit bërthamor Zaporizhia në Ukrainë. Muajin e kaluar, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike kishte paralajmëruar për rrezikun e ndërprerjeve të shpeshta të energjisë në sistemin e ftohjes, që u shkaktua nga goditja e një rakete në gjeneratorët me naftë të termocentralit bërthamor Zaporizhia. Grossi për muaj të tërë ka negociuar me Ukrainën dhe Rusinë për të krijuar një mjedis të sigurt rreth termocentralit Zaporizhia. Termocentrali Zaporizhia, i cili konsiderohet termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, ka qenë në vijën e parë të konflikteve midis Rusisë dhe Ukrainës dhe sulmet ndaj tij nga ushtria ukrainase kanë çuar në intensifikimin e shqetësimeve për shfaqjen e një fatkeqësie të ngjashme me fatkeqësinë e Çernobilit në këtë termocentral.