Trump gjobitet me 5 milionë dollarë për rastin e “abuzimit seksual”.
Gjykata e Nju Jorkut dënoi ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara për abuzim seksual dhe e gjobiti atë me 5 milionë dollarë.
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shpallur fajtor për abuzim seksual. Gjykata i ka caktuar si dënim, dëmshpërblimin me 5 milionë dollarë të Elisabeth Karol, shkrimtares që e akuzoi para autoriteteve. 3 milionë dollarë do të paguhen pasi Trump e akuzoi shkrimtaren se po shpifte, ndërsa 2 milionë dollarë do të paguhen për sulmin seksual që ka ndodhur në vitin 1990. Dënimi me burg nuk ishte i diskutueshëm sepse nuk bëhej fjalë për një çështje penale. “Jam këtu pasi Donald Trump-i më përdhunoi, dhe kur shkruajta për këtë, ai tha se nuk ka ndodhur. Ai gënjeu dhe dëmtoi reputacionin tim dhe unë jam këtu që të përpiqem të rifitoj jetën time”, u tha Carroll anëtarëve të jurisë gjyqësore në momentin e denoncimit. Kjo është hera e parë që një president amerikan është shpallur përgjegjës për sulme seksuale në vitin 1990.